I zhdukur prej një muaj, shqiptari gjendet i varur në pemë në Greqi!

Estimated read time 2 min read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku një i ri shqiptar është gjetur i varur në pemë. Sipas medieve greke bëhet fjalë për Angjelo Avdiun, i cili rezultonte i zhdukur prej 29 tetorit.

I riu shqiptar është gjetur i varur në një pemë, me duar të lidhura, në oborrin e shtëpisë të një familje greke, në fshatin Dhiaspora të zonës Kilini. Identifikimi i të riut është bërë i mundur përmes sendeve të tij personale. Trupi i Angjelo Avdiu u gjet nga pronari i shtëpisë i cili e vizitoi rastësisht dhe ndjeu një erë tepër të rëndë në banesë, ku gjeti dhe trupin e varur të 29-vjeçarit. Fakti që trupi i shqiptarit u gjet në një lartësi prej rreth katër metra dhe duart e lidhura me lak, bën që policia greke të mos përjashtojnë as mundësinë e një krimi.

Advertisement

Vëllai i 29-vjeçarit tha për gazetën “Patris” se si ai dhe familja e viktimës janë të shkatërruar. Pritet që brenda ditëve në vijim të merret një mostër biologjike nga nëna e 29-vjeçarit për t’u identifikuar përmes ADN-së./M.K-dritare.net

Advertisement
Advertisement

You May Also Like