I riu shikon tmerr me sy, 4 shqiptarë e marrin peng dhe e torturojnë për borxhin

Estimated read time 2 min read

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali, një 33-vjeçar shqiptar ka përjetuar ferrin në duart e katër bashkëkombëtareve të tij.

Mediat italianë bëjnë me dije 4 shqiptarë kanë marrë peng 33-vjeçarin të cilin e kanë shënuar dhe lidhur me kabllo elektrike, pasi kushëriri i tij u kishte 60 mijë euro borxh.

Për 16 orë shqiptarët kanë torturuar 33-vjeçarin, ndërsa më pas e kanë hedhur në rrugë, ku është shpëtuar nga disa kalimtarë. “Corriere di Bolonga”, raporton se ngjarja është shënuar në gusht të 2023, por ngjarja është bërë me dije sot.

Rrëmbyesit janë identifikuar si Klejdo Islamaj 26 vjeç, Lorenc Proshka 38 vjeç, Dardi Rapaj 26 vjeç dhe Arbër Budani 28 vjeç. Personat në fjalë janë arrestuar nga autoritet italiane, ndërsa është në kërkim dhe një tjetër.

Advertisement

33-vjeçari u mor nga shtëpia e tij në Borgo Panigale nga një prej personave të arrestuar dhe më pas është dërguar në një banesë të pabanuar. 33-vjeçari pasi u gjet u dërgua në spital. Ai u trajtua në spital për fraktura në nofullën , në gropat e syve, lëndime në kokë dhe në të gjithë trupin, fytyra e tij ishte plotësisht e fryrë, dhe në kyçet e dorës, këmbët dhe rreth qafës kishte shenja të kabllot elektrike me të cilat ishte lidhur dhe kishin tentuar ta mbytin.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like