Haradinaj kërkon dorëheqjen e Kurtit: Është koha për zgjedhje

Estimated read time 2 min read

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, Albin Kurti, shkruan Insajderi.

Haradinaj thotë se dorëheqjen e kërkon për shkak të asaj se në çfarë dite e ka sjellur vendin, sidomos për raportin e acaruar së fundmi me SHBA-të.

Sipas tij derisa një ambasador i një vendi mik të thotë se nuk është e vërtet ajo çka ke deklaruar, tregon për situatën e rëndë në marrëdhëniet mes qeverisë dhe administratës së ShBA-së.

“Kur të thotë dikush nuk është e vërtetë për diçka, ju e dini se çka është. Pra kur të thotë se nuk është e vërtet atë çka ka thënë tjetri, ju e dini çka nënkupton kjo. Sa me ardh diskutimi deri në atë nivel sa me i thënë tjetrin nuk është e vërtet diçka është e rëndë në marrëdhënie. Ka mundësi me ndreq çdo gjë me një sinqeritet të ndërsjellë. Presidentja dhe kryeministri mundet me dakorduar një plan disa pikësh, po të isha në vendin e tyre unë jam më pragmatik se të tjerët, do t’i kërkoja amerikanëve listën e punëve që duhet me i kryer për me hy në NATO”, tha Haradinaj.

Advertisement

Për shkak të kësaj, kreu i AAK-së thotë se zgjidhja e vetme në këtë situatë është shkuarja në zgjedhje të parakohshme.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like