Gjykata merr vendim për Akil Gjakovën: Ia ndalon t’i afrohet gruas së tij 1 muaj

Estimated read time 2 min read

Gjykata Themelore në Pejë ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj xhudistit Akil Gjakova, i dyshuar për “Dhunë në familje”. Gjykata caktoi masën e ndalimit për t’iu afruar vendit ose personit të caktuar.Masa në fjalë, Gjakovës do t’i llogaritet nga 16 prilli deri më 15 maj.

Ndryshe, sipas kërkesës së Prokurorisë, të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se nga kallëzimi penal i parashtruar nga Stacioni Policor në Pejë dhe provat tjera të bashkëngjitura, qëndron dyshimi i bazuar se i pandehuri Akil Gjakova, kishte kryer veprën penale “Dhunë në familje”.

Prokuroria thekson se nga momenti kur i pandehuri ishte thirrur nga ana e policisë për t’u deklaruar lidhur me rastin, përkatësisht nga 13 prilli 2024, kur i njëjti ishte kërkuar nga ana e policisë në shtëpinë e tij, por nuk ishte gjetur aty, atëherë ishte telefonuar nga zyrtari policor dhe i dyshuari i kishte thënë se “do të paraqitet me avokatin e tij në Stacionin Policor në Pejë”, mirëpo i njëjti nuk ishte paraqitur.

Advertisement

Sipas Prokurorisë, i pandehuri ishte kërkuar sërish në shtëpi, por nuk është gjetur aty dhe prapë ishte thirrë nga zyrtari policorë, ku Gjakova thuhet se i ka thënë “do të paraqitet të hënën”, por kjo nuk kishte ndodhur dhe se zyrtarët policorë kishin shkuar tek shtëpia e tij dhe i kishin lënë ftesën të paraqitet në stacion policor, por pa sukses.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like