FOTO E RRALLË / Kur baba Jashar e priste në Orizare djalin e tij Ismet Jasharin nga kurbeti

Estimated read time 2 min read

Nderim Jashari nga fshati Orizare i komunës së Likovës, nipi i Ismet Jasharit, ka publikuar një foto të rrallë të gjyshit të tij Jashar Jashari dhe axhës së tij Ismetit (komandant Kumanova), përcjell Open-TV.

Fotoja është e 27 marsit të vitit 1997, kur axha i ti Ismet Jashari po vinte nga kurbeti në Zvicër dhe në oborr po e priste babai i tij Jashari. Ai kishte shkuar në mërgim në vitin 1989 dhe për herë të parë kishte ardhur pas tetë vitesh.

Nderim Jashari ka shkruar se si me padurim është pritur ardhja e Ismetit, por se ai ishte spinuar dhe pas 24 orë ishte arrestuar nga policia.

Ismet dhe Murat Jashari nuk kishin mundur të marrin pjesë as në varrimin e nënës së tyre!

Ja postimi i Nderim Jasharit pa ndërhyrje:

Pritja e babës për djalin për një kohë të gjatë ishte e dhimbshme edhe pse nëna kishte vdekur dy vite ma herët dhe nuk kishin mund të marin pjes në vorrim as njëri djal as Murati dhe Ismeti.
Largohet në Prill të vitit 1989 nga vendëlindja Orizarja dhe kthehet në shtëpi më 27 mars 1997 pas shumë viteve. Ditën e nesërme arrestohet nga policija. Ne si familje ishim gëzuar pa mas për ardhjen e Abijës ( Ismet Jashari ) në shtëpi por akoma pa i bë 24 orë në shtëpi u spiunua ( ?) dhe u arrestua nga policia.
Në foto Ismeti ( dëshmorë) me babën Jashar më datë 27. Mars .1997 në Orizare në ditën që u kthye në shtëpi. (Open-TV)

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like