Edhe Ahmeti në Prishtinë: Çështja për president shqiptar, është e hershme

Estimated read time 1 min read

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti ndodhet në Prishtinë, ku ka pasur paraqitje në televizionin publik të Kosovës.

I pyetur për takimin e sotëm në Prishtinë, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe liderëve të Lidhjes Europiane për Ndryshim (LEN) dhe liderit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, Ahmeti tha:

“Ideja për president shqiptar, është e hershme”.

Kjo vjen ngaqë nga Kryeministria e Kosovës njoftuan se në takim, liderët propozuan që për kandidat të përbashkët për president të Maqedonisë së Veriut, të dalë një shqiptar.

Advertisement

Nga ana tjetër, lideri i Lëvizjes Demokratike – pjesë e LEN-it, Izet Mexhiti ka deklaruar se “Bashkë me Bilall Kasamin (Besa), Afrim Gashin (Alternativa), Bekim Qokun (Vetëvendosje) dhe Arben Taravarin (ASH) na presin punë dhe përgjegjësi të mëdha“.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like