Një grua ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë në punë në një firmë për shpërndarjen e pijeve alkoolike në Fushë Mëzez.
Policia e Tiranës informon se gjatë sistemimit të disa paletave me një mjet pune pirun, janë rrëzuar dy paleta të cilat kanë zënë poshtë shtetasen K. B., 54 vjeçe. Si pasojë e dëmtimeve të marra 54-vjeçarja ka ndërruar jetë më pas në spital.
Advertisement
Policia arrestoi punëtorin e kësaj firme, Refik Sokoli, 56 vjeç, banues në Tiranë. Dosja i kaloi prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme./K.C/dritare.net
Advertisement
Advertisement