Dyshimet për dhunë në familje, Prokuroria kërkon arrestimin e xhudistit Akil Gjakova

Estimated read time 1 min read

Çifti thuhet se janë në një proces divorci.

Sic u raportua në media, fillimisht ndarja ishte kërkuar nga vetë Akili. Por, me një kundër padi është përgjigjur gruaja e tij e cila në atë dokument pos tjerash ka deponuar fakte që pretendojnë se Akil Gjakova ka ushtruar dhunë ndaj saj.

Pikërisht për këtë cështje, Periskopi ka kontaktuar Prokurorinë në Pejë.

Përmes një përgjigjeje për Periskopin, nga prokuroria kanë thënë se Policia e Kosovës ka marr autorizimin nga prokurori për arrestimin e të dyshuarit, që është në këtë rast xhudisti, Akil Gjakova.

Advertisement

“Prokurori i shtetit ka pranuar një procesverbal të një kontesit civil nga gjyqtari dhe është njoftuar nga avokatja e palës së dëmtuar se ka elemente të vepres penale të dhunës në familje. Menjëherë është autorizuar Policia e Kosovës nga Prokurori i shtetit për arrestimin e të dyshuarit dhe marrjen e masave ligjore ndaj tij“, thonë nga prokuroria.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like