Dënime të mëdha për prinderit nëse fëmijët kapen me “petarda”

Estimated read time 2 min read

Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë ka përforcuar kontrollin dhe aktivitetet tjera lidhur me zbulimin dhe parandalimin me kohë të shitjes dhe përdorimit të fishekzjarreve dhe mjeteve tjera piroteknike, të cilat do të intensifikohen edhe më shumë në ditët në vijim.

Në atë drejtim tregtarët, prindërit dhe nxënësit (nxënës të shkollave fillore dhe të mesme) njoftohen edhe një herë se shitja, pra blerja dhe aktivizimi i fishekzjarreve në vende publike, në rrugë, në oborre, në hyrje të objekteve të banimit etj. ., është kundërvajtje ligjore, për të cilën sipas nenit 31 të Ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike është paraparë gjobë prej 100 deri në 250 euro në denarë. Prokurimi dhe shpërndarja e tyre në treg në sasi të mëdha është në kundërshtim me Kodin Penal të Republikës së Maqedonisë dhe për atë vepër është paraparë dënim me burg prej së paku pesë vjet, njoftojnë nga MPB-ja e Tetovës.

Advertisement

Nga aty apelojnë mbi të gjitha nxënësit e shkollave fillore që të largohen nga lodrat e tilla të rrezikshme, të cilat shpeshherë mund të shkaktojnë pasoja të rënda për shëndetin e tyre, pra lëndime në duar, sy dhe pjesë të tjera të trupit.

MPB Tetovë, i rikujton qytetarët (neni 32 i ZPPJRM) se me gjobë prej 100 deri në 250 euro në kundërvlerë në denarë, të gjithë ata që organizojnë fishekzjarre, pishtarë ose ngjarje të ngjashme të paautorizuara në vende publike dhe nuk marrin masat e nevojshme mbrojtëse në përputhje me legjislacionin përkatës, si dhe ata që qëllojnë me armë zjarri në dasma apo festa të tjera familjare.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like