Vlora Çitaku tha se kryeministri Albin Kurti “Po don me e rrënu ushtrinë e cila është ndërtu me gjak, djersë, mund dhe sakrificë”.
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për të cilin tha se “po don me e rrënu ushtrinë e cila është ndërtu me gjak, djersë, mund dhe sakrificë”.
Citaku e dha këtë deklaratë duke u bazuar nga një raportim i “Albanian Post”, se “Qindra pjesëtarë të FSK-së, nga të gjitha rangjet, e padisin Qeverinë e Kosovës”.
Çitaku vazhdoi kritikën për Kurtin duke thënë se “Po don me e rrënu ushtrinë e cila është ndërtu me gjak, djersë, mund dhe sakrificë”.
“Çka na duhen raketat pa ushtarë? Si mbrohet vendi kur cënohet kaq shumë morali i ushtarit të FSK-së? Pak ka rëndësi epilogu i padisë. Qeveria tashmë e ka bërë dëmin”, tha ajo në Facebook./Gazeta10