Bujar Osmani thotë se situata në Kosovë mund të eskaloj përsëri!

Estimated read time 2 min read

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar i Osmani tha se bazuar në informacionet që ka, dhe nga pikëpamja e një organizate siç është NATO, nuk ka një rrezik për një përshkallëzim të menjëhershëm të një konflikti në Ballkan, konkretisht në Kosovë. Mirëpo se ka lëvizje të cilat mund të shkojnë në drejtim të një eskalimi të mundshëm, ajo është e vërtetë dhe NATO ndjek me vëmendje, dhe ne edhe si vend i rajonit ndjekim me vëmendje të gjitha këto lëvizje, por konstatimi është ky”, tha Osmani në Rtv21.

Kryediplomati i Maqedonisë së Veriut tha se më i leverdishëm është integrimi i komunitetit serb në institucione në Kosovë, se sa organizimi në geto etnike.

Advertisement

Ai tha se një eksperiencë e tillë është edhe në Maqedoninë e Veriut, mirëpo sqaroi se dallojnë në numra, (marrë parasysh se komuniteti shqiptar është shumë më i lartë në numër në RMV, se sa komuniteti serb në Kosovë).

Osmani shtoi se aktualisht ka ndryshuar pikëpamje pas ngjarjes së 24 shtatorit në Banjskë, ngjarje e cila, sipas tij, kishte për qëllim vendosjen e kufijve të rinj.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like