Bora paralizon shtetin e BE-se . Anulohen fluturimet

Estimated read time 2 min read

Qindra fluturime janë anuluar në të gjithë Gjermaninë për shkak të borës dhe shiut të ftohtë

Reshjet e dendura të borës dhe shirat e ngrirë në të gjithë Gjermaninë çuan në anulimin e qindra fluturimeve dhe trenave, aksidente në rrugët e akullta dhe mbylljen e shkollave.

Mbi 500 mbërritje dhe nisje janë anuluar në aeroportin e Frankfurtit, më i madhi i Gjermanisë, dhe më shumë se 250 në Mynih. Vonesa dhe anulime fluturimesh ka pasur edhe në aeroportet në Dusseldorf, Këln dhe Bon.

Në perëndim të vendit, aeroporti në Saarbrücken është plotësisht i mbyllur.

Operatori kombëtar hekurudhor Deutsche Bahn ka anuluar disa lidhje ndërqytetëse dhe ka njoftuar se shpejtësia maksimale e trenit me shpejtësi të lartë ICE (Intercity Express – ICE) do të kufizohet në 200 kilometra në orë për shkak të kushteve ekstreme të motit.

Advertisement

Mëngjesin e sotëm ka pasur shumë aksidente trafiku në perëndim dhe jug të vendit për shkak të borës në rrugë.

Si masë paraprake, shumë shkolla dhe kopshte janë mbyllur dhe disa kompani u kanë ofruar punonjësve të tyre mundësinë për të punuar nga shtëpia.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like