Arrestohet burri që qëlloi me armë zjarri një qen, dërgohet në mbajtje

Estimated read time 1 min read

Një person është arrestuar dy ditë më parë në Prishtinë.

Sipas raportit të policisë, ai ka qëlluar me armë zjarri në qen. Rastin në polici e ka paraqitur shtetasi i huaj, qeni i të cilit ishte qëlluar me armë.

Lidhur me rastin ne cilësinë e dëshmitares është intervistuar një femër kosovare, njofton Policia.

Në vendin e ngjarjes njësitet policore kanë konfiskuar armën, dy karikatorë, disa fishekë si dhe një gëzhojë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

“Ankuesi mashkull shtetas I huaj, ka njoftuar se me armë zjarri ishte qëlluar qeni I tij, nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin ne cilesine e deshmitares është intervistuar nje femer kosovare. Në vendin e ngjarjes njësitet policore kanë konfiskuar armën, dy karikatore, disa fisheke si dhe nje gezhoje. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like