Arrestohet 20 vjeçari nga Gostivari – ja për çfarë akuzohet

Estimated read time 1 min read

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se mbrëmë ka privuar nga liria 20 vjeçarin E.I. nga një fshat i Gostivarit i cili ishte denoncuar nga babai i tij për dhunë fizike, gjegjësisht kërcënim me mjetë të mprehtë.

“Mbrëmë (30-nëntor), gjysmë ore pas mesnatës, efektivët e policisë të SPB Tetovë-Departamentit të punëve të brendshme Gostivar kanë privuar nga liria personin E.I.(20) nga një fshat i Gostivarit. Ai ishte raportuar nga babai i tij 50-vjeçar se pas një zënke të mëparshme të ndërsjellë verbale në shtëpinë e tyre familjare me një mjet të mprehtë kishte kërcënuar atë dhe vëllain e tij E.I. Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Gostivarit për zbardhjen dhe dokumentimin e çështjes”, njoftojnë nga SPB-Tetovë. /Alsat.mk

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like