Aksidentohet autobusi. Mbi 10 persona humbin jeten. Ka shume te plagosur

Estimated read time 1 min read

Dhjetë persona kanë vdekur dhe 40 të tjerë janë lënduar në një aksident masiv në Mersin, Turqinë jugore, ku thuhet se ishin të përfshira të paktën katër automjete.

– Advertisements –

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, aksidenti ka ndodhur në autostradën Tarsus-Adana-Gaziantep (TAG) të dielën.

Siç thuhet më tej, një autobus pasagjerësh kaloi në korsinë e kundërt dhe goditi dy makina dhe një kamion.

Pas njoftimit, në zonë janë dërguar një numër i madh i ekipeve të Urgjencës Shëndetësore, policisë dhe zjarrfikësve.

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca postoi edhe një përditësim në lidhje me aksidentin në llogarinë e tij në rrjetet sociale X: “10 persona humbën jetën dhe 40 persona u lënduan, 9 prej tyre rëndë, në një aksident zinxhiror me një autobus pasagjerësh në autostradën Mersin-Adana. Trajtimi i të plagosurve po vazhdon në spitalet tona,… I shpreh ngushëllimet e mia familjarëve të atyre që humbën jetën dhe u uroj shërim të shpejtë të lënduarve”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like