Aksident tragjik në mëngjes – Ndërron jetë një person

Estimated read time 1 min read

Aksident tragjik në Durrës, një person ende i paidentifikuar ka humbur jetën.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm, në unazën e Shkozetit, raporton noa.al.

Automjeti që drejtonte shtetasi Aldo Guza, 32 vjeç, ka përplasur një shtetas rreth 50 vjeç, ende të paidentifikuar.

Viktoma po lëvizte me biçikletë dhe pasojë e përplasjes, ka humbur jetën.

Ndërkaq, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Advertisement

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit, si dhe për identifikimin e shtetasit që humbi jetën. /noa.al

Advertisement
Advertisement

You May Also Like