4 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur nga zjarri në një azil pleqsh

Estimated read time 1 min read

Të paktën 4 persona e kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga zjarri që shpërtheu në një shtëpi pleqsh në qytetin Bedburg-Hau në provincën gjermane të Rhine-Westphalia, raporton Anadolu.

Sipas policisë, zjarri shpërtheu të hënën në orën 03:50 të mëngjesit me orën lokale në një azil pleqsh në Bedburg-Hau, një qytet me 13 mijë banorë.

Një prej zjarrfikësve që ka tentuar të shuajë zjarrin ka mbetur i plagosur.

Advertisement

Ekipet e shpëtimit evakuuan 46 persona nga shtëpia e të moshuarve. Sipas të dhënave paraprake, 4 persona kanë humbur jetën dhe 23 janë plagosur.

Zjarri është shuar në masë të madhe ndërsa po kryhen hetime për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like