Një ngjarje e rëndë ndodhi këtë mbrëmje në Durrës. Një 3-vjeçare ra aksidentalisht nga kati i shtatë i pallatit ku jetonte me prindërit e saj. Sipas policisë e mitura është në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Rreth orës 20:07, në lagjen nr. 13, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i apartamentit në kat të shtatë, ku ishte së bashku me prindërit e saj, një 3-vjeçare.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, e mitura po merr ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Durrësit dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të ngjarjes.”, njofton policia./K.C/dritare.net
Advertisement
Advertisement