17-vjeçari shqiptar humb në Angli, policia thirrje për ndihmë

Estimated read time 1 min read

Një 17-vjeçar shqiptar ka humbur kontaktet në Canvey, Angli.

Almaro Pjetri për herë të fundit ka qenë i veshur me xhinse të zeza, xhaketë të zezë dhe një çantë.

Ai është i dobët në trup, me flokë të shkurtër dhe të errët.

Policia në Essex është shqetësuar për fatin e 17-vjeçarit shqiptar dhe bën thirrje për ndihmë në gjetjen e menjëhershme të tij.

Kushdo që ka ndonjë informacion për vendndodhjen e tij është i lutur të telefonojë në numrin 101, duke përmendur incidentin 1203 të datës 8 dhjetor.

Njoftimi nga policia në Essex:

E keni parë Almaro Pjetrin, 17 vjeç, i cili ka humbur nga Canvey? Almaro përshkruhet si i bardhë, me trup të hollë, me flokë të shkurtër të errët. Ai për herë të fundit është parë i veshur me xhinse të zeza, një pallto të zezë dhe një çantë. Ne jemi të shqetësuar për të dhe duhet ta gjejmë për t’u siguruar që është mirë.

Advertisement

Kushdo që ka ndonjë informacion për vendndodhjen e tij është i lutur të telefonojë në numrin 101, duke përmendur incidentin 1203 të datës 8 dhjetor.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like