Zyrtari serb: Ka presion të madh ndaj Beogradit, do të insistojmë në formimin e Asociacionit

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se ka një presion të madh ndaj Beogradit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Petkoviq gjatë një interviste për RTS-në ka thënë se në Bruksel delegacioni serb do të mbrojë interesat e Beogradit dhe se do të insistohet në formimin e Asociacionit të Komunave Serbe.

“Ka një presion të madh ndaj Beogradit dhe Vuçiqit dhe nga ana tjetër mbështetje të madhe nga Perëndimi ndaj Kurtit, i cili sillet në mënyrë të tillë që askush në Perëndim të mos reagojë ndaj provokimeve, fyerjeve, kërcënimeve, sepse Kosova është një fëmijë e fuqive perëndimore dhe duhet të mos kritikohet kur bën gabime”, ka deklaruar Petkoviq. “Vuçiq tha se do të luftojmë me guxim, këmbëngulje dhe do të kujdesemi për të ardhmen tonë dhe fëmijët tanë. Të shkojmë në drejtimin e duhur, është e nevojshme për serbët ashtu edhe për shqiptarët. Ne jemi të destinuar të jetojmë me njëri-tjetrin apo pranë njëri-tjetrit në Kosovë e Metohi dhe duhet të biem dakord për të ardhmen tonë”.

Advertisement

Petkoviq ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se hodhi poshtë bashkëpunimin rajonal, pasi insistonte të shkruhej Republika e Kosovës.
“Ai hodhi poshtë deklaratën e dakorduar, sepse dëshiron që të shkruhet Republika e Kosovës, e kjo për ne është e papranueshme”, ka shtuar Petkoviq.
Të martën në Bruksel është paraparë takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like