zv. Ministri Sulejmani takon zv.Ministrin e Kulturës dhe Turizmit të Turqisë

Zv.i Kulturës Sedat Sulejmani gjatë vizitës zyrtare në Republikën e Turqisë ka takuar zv.Ministrin e Kulturës dhe Turizmit të Turqisë Ahmet Misbah Demircan, përcjell NMK-post

Përmes llogarisë së tij në rrjetin social facebook, Sulejmani ka bërë të ditur se është biseduar për mundësinë e bashkëpunimit mes dy institucioneve tona, si një urë lidhëse për forcimin e raporteve.

 

Postimi i plotë

“Gjatë vizitës sime në Republikën e Turqisë, takova zv.Ministrin e Kulturës dhe Turizmit z. Ahmet Misbah Demircan. Biseduam për mundësinë e bashkëpunimit mes dy institucioneve tona, si një urë lidhëse për forcimin e raporteve mes vendeve. Bashkarisht vlerësuam fort bashkëpunimin e deritanishëm në sferën e kulturës, bashkëpunim ky, që i jep fryte punës sonë së përbashkët.
Maqedonia e Veriut dhe Republika e Turqisë gëzojnë një raport të shkëlqyer në sferën e Kulturës. Falë avancimit dhe bashkëpunimit insitucional. Të dyja vendet jemi të interesuara të thellojmë bashkëpunimin tonë ndërkulturor në shumë sfera të ndryshme.

Advertisement

z.Ahmet Misbah Demircan i jam mirënjohës dhe e falemnderova për gadishmërinë e treguar. Ministria e Kulturës së Maqedonisë së Veriut dhe ajo e Republikës sëu Turqisë do vazhdojnë punën e përbashkët dhe do thellojmë bashkëpunimin dhe partneritetin në sferën e kulturës.

Mirënjohje Turqisë mike për bashkëpunimin e treguar ndër vite!”, shkruan Sulejmani./ Northmacedoniapost

Advertisement
Advertisement

You May Also Like