zv.Ministri Hasani: Vaksina shpresë për të jetuar pa frikë më tutje

Zëvendësministri i Shëndetësisë Ilir Hasani në një intervistë të dhënë për gazetën Lajm ka folur për vaksinimin kundër Covid, kur do vijë dhe cila kategori e njerëzve do e marr vaksinën para. Në pyetjen se kur do fillojë vaksinimi në vend, Hasani u përgjigjë “Ne presim që fillimisht vaksinimi të nisë në vendet më të zhvilluara. Është paralajmëruar se së shpejti do të nis në SHBA dhe nëpër vendet evropiane. Presim që pasi të fillojë atje vaksinimi, të nis edhe furnizimi i shteteve të rajonit me vaksina. Datë dhe kohë nuk mund të ju them tani, por ne po e bëjmë maksimumin që sa më shpejtë arrijë vaksina dhe të vaksinohen qytetarët tanë”

Advertisement
, njofton NMK-post

Hasani gjithashtu tha se vaksinimin pritet ta mbuloj shteti dhe si e tillë do të jetë falas, “Planifikohet që të mos paguhet vaksina, respektivisht të mbulohet nga shteti” vazhdon më tej Hasani. Northmacedonia

Ndryshe, javëve në vazhdim pritet që vaksinimi të filloj në SHBA dhe pastaj në vendet e Evropës.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like