









Ministri i bujqësisë, Arjanit Hoxha me kryetarin e Zhelinës Blerim Sejdiu, Kryetarin Bilall Kasami dhe nënkryetarin Kastriot Rexhepi bën hapjen e Njësisë Rajonale për Bujqësi në Zhelinë.
Ja njoftimi i kryetarit Sejdiu:
“Sot, në ambientet e komunës së Zhelinës mirëprita Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave z. Arjanit Hoxha së bashku me kryetarin e partisë prof. Bilall Kasami si dhe deputetin Kastriot Rexhepi, ku bashkarisht përuruam zyrën e rre të Njësisë Rajonale të MBPEU- së në komunën tonë. Ndjehem i privilegjuar sepse ishim komuna e parë që u përgjigjëm pozitivisht thirrjes së ministrit tonë duke siguruar kështu kushte më të mirra, ofrim sa më cilësorë e më të afërt për bujqit tanë.
Së bashku me ministrin do të vazhdojmë kujdesin tonë ndaj bujqive, duke u ofruar shërbime, subvencionime e kartë të gjelbërt për ta”, ka shkruar Sejdiu.