Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut pozitiv me Covid-19

Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Lupço Nikollovski ka rezulutuar pozitiv në testimin ndaj virusit Covid-19. Nj një postim në rrketin social facebook ai ka bërë të ditur se pas disa simptomave të lehta është testuar, me çrast rezultati ka qenë pozitiv.

“Për shkak të simptomave të lehta unë bëra një test KOVID-19 dhe rezultati është pozitiv.
Nga ky moment, unë shkoj në izolim dhe ndjek udhëzimet e mjekëve në tërësinë e tyre.
Bej kujdes. Ka shumë mënyra, por së bashku ne do ta mposhtim atë” ka shkruar Nikollovski.
Disa orë më vonë ai ka paraqitur një tjetër postim me çfarë u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat e marra nga Qeveria e RMV-së me propozim të Komisioni për Sëmundje Infektive.

“Viti po mbaron, por jo pandemia e koronavirusit. Pason një kohë kremtimesh, por këtë vit, të shënuar nga një pandemi botërore, ne duhet të tregojmë vetëdije, durim dhe përgjegjësi. Masat e miratuara nga Qeveria e RSM-së kanë një rol kryesor për të luajtur në mbrojtjen e shëndetit publik dhe mbrojtjen e sistemit shëndetësor. Masat e reja që ndalojnë organizimin e festimeve dhe orët e punës së objekteve hotelierike në periudhën nga 18 dhjetor deri më 20 janar janë të kufizuara në ora 18.00.
Le të qëndrojmë prapa asaj që kemi bërë deri më tani dhe kemi arritur. Këshilli i Inspektimit vazhdon në terren, me kapacitet të plotë dhe gjatë festimeve të Vitit të Ri. Të gjithë ata që pa vetëdije do të tentojnë për të rrezikuar shëndetin publik, do të sanksionohen pa dallim dhe në kohën e duhur. Le të jemi të zgjuar dhe të përqendruar! Angazhimi për festim të përgjegjshëm është i  përbashkët dhe pa kompromis” ka shkruar Nikollovski.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like