Zeqiri: Ora aktuale policore nuk mjafton për të parandaluar virusin

Drejtori i Qendrës për Shëndet Publik, Besim Zeqiri konsideron se ora policore e cila fillon nga ora 22 deri në ora 05, nuk është e mjaftueshme për të parandaluar transmetimin e korona virusit, transmeton Zhurnal.

Ai shprehet se ora policore duhet të fillojë më herët. Epidemiologët edhe më tej kanë problem me locimin e personave të infektuar. Ata thonë se në sistem ndodhë që të vendosen edhe numra inekzistent për kontakt të pacientëve të cilët janë infektuar apo kanë qenë në kontakt me persona të infektuar. Në këtë mënyrë pamundësohet të gjenden personat e infektuar.

“Në Qendrën për Shëndet Publik në mënyrë intenzive punohet në anketimin e personave të ifnektuar. Kemi arritur të anketojmë të gjithë duke patur parasysh numrin e rritur të anketuesve. Nuk kemi mundësi të tregojmë ku më shpesh infektohen njerëzit. Sa i përket njerëzve që duhet të anketohen – jo vetëm informata të rreme, por ndodhë që të japin dhe numra inekzistent. Kjo është përshkak sistemit të paazhuruar nga ana e pacientëve, të cilët ndodhë të mos lënë numër telefoni gjatë testimit. Për raste të tilla thërrasim tek mjekët amë për numrin e saktë të pacientit që është pozitiv”, shprehet Zeqiri për A1on, transmeton Zhurnal.

Ai nuk mund të përgjigjet në atë se pse nuk publikohen në gazeta njerëzit që nuk mund t’i gjejnë e që janë pozitiv me korona virus. Zekiri për këtë thotë se vendime të tilla mund të sjellin vetëm instancat më të larta.

“Ka mungesë të personelit. Nevojitet angazhim i më tepër personave për marjen e strishove, persona të arsimuar që do të anketojnë dhe të rrotullohen ato që marin pjesë në proces. Epidemiologët punojnë gjithë vitin pa rotacion, pa ndalë”, thotë Zekiri.//Zhurnal.mk