Zbulohet transferi i parë i Milanit në janar

Stefano Pioli dhe Milan janë në kërkim të një sulmuesi për të marrë vendin e Zlatan Ibrahimovic kur ai të mos jetë i disponueshëm për lojë dhe duket se e kanë gjetur këtë emër. Dëmtimi i fundit i Zlatan Ibrahimovic ka bërë që tek Rossonerët të bie në sy mungesa e një sulmuesi tipik dhe këtë problem Pioli kërkon ta zhdukë njëherë e mirë.

 

Në fokusin e Milanit kanë qenë shumë futbollistë të njohur dhe të talentuar mirëpo për Piolin në mendje është vetëm një emër dhe bëhet fjalë për sulmuesin e Real Madrid, Luka Jovic.

Advertisement

 

Serbi nuk po kalon një periudhë të mirë tek Real Madrid dhe transferimi tek Rossonerët do të mund të ishte një shpëtim për karrierën e tij që është në një moment të errët. Një marrëveshje mund të arrihet me më së shumti mundësi në një formë huazimi dhe pastaj të ketë të drejtë blerjeje./Nmk-post/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like