Zbulohet sasi e madhe e drogës në Manastir

Punonjësit e policisë nga Departamenti i Policisë Kriminale – Njësia për Tregti të Paligjshme të Drogave dhe Armëve në SPB Manastir, ka zbuluar sasi të madhe të drogës në qytetin e Manastirit, përcjell North Macedonia Post. Sipas një kumtese të Ministrisë së Punëve të Brendshme, pasi është marrë  një urdhër gjykate, më 14.11.2020 autoritetet policore kontrolluan një shtëpi në P.N. (30) në Manastir. Policia arriti të gjej katër kilogramë amfetaminë, katër kilogram marihuanë, rreth 4000 copë tableta ekstazi, rreth 6000 euro. Gjithashtu gjatë bastisjes njësitet policore kanë gjetur edhe një peshore digjitale, pajisje për paketimin e ilaçeve si dhe sende të tjera. MPB-ja ka bërë të ditur se është ndaluar personi me iniciale P.N., dhe pas dokumentimit të çështjes rasti do të procedohet në Prokurorinë Publike në Manastir.

Advertisement

Advertisement
Advertisement

You May Also Like