Zaharieva: Nuk lejova të shtyhet vendimi për nisjen e bisedimeve me Shqipërinë (Video)

Ministrja bullgare e punëve të jashtme, Ekaterina Zaharieva, marrëdhnëniet shqiptaro-bulgare i ka cilësuar si të shkëlqyeshme dhe miqësore. Në një intervistë për portalin zoom.mk prej Shkupit, Zaharieva thotë se nuk është rastësi që ajo çdoherë përmend Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë njëkohësisht sepse është shumë e rëndësishme që të dy vendet të ecin bashkë në një drejtim. “Ne nuk kemi çështje të hapura. Çdoherë e kemi mbështetur edhe Shqipërinë në perspektivën e saj europiane.

Ne jemi ndër vendet e para që çdoherë kemi ndihmuar, kur kishte shumë fatkeqësi natyrore jo vetëm me para, por dërguam edhe specialist… Ashtu siç duhet të jenë marrëdhëniet midis fqinjëve dhe miqëve të cilët çdoherë ndihmohen në çaste të vështira dhe ashtu do të vazhdojmë në të ardhmen”, premton Zaharieva. Ajo zbulon se personalisht në Bruksel ka penguar përpjekjet e disa vendeve evropiane për të ndarë Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut me arsyetimin se vendi nuk qenka i pëgaditur për nisjen e bisedimeve. “Më besoni unë thash: „JO, kjo nuk do të ndodhë, ne bëmë të gjitha përpjekjet, për të mundësuar vendimin e Këshillit për zgjerim të ketë thuaja tekst të njëjtë për Maqedoninë e Veriut dhe për Shqipërinë”, thekson Zaharieva./Nmk-post/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like