Zaevi i reagon Mickoskit: Ende nuk e ke dënuar 27 prillin

Kryeministri Zoran Zaev në “Facebook” shkroi se sot Kuvendi miraton Pakon e pestë ekonomike ku përfshihen masat për pagesën e pagave për punëtorët për muajin shkurt dhe mars.
“Urime për të gjithë deputetët e shumicës të cilët menaxhuam me të gjitha bllokadat dhe gjetën mënyrë që këto ligje të rëndësishme të miratohen. Uroj edhe Kuvendin, kryetarin e Kuvendit të cilët siguruan kushte të përshtatshme për punë dhe mundësuam votimi të jetë sipas protokolleve me mbrojtje të plotë të shëndetit të deputetëve dhe izolimin e dy deputetëve të infektuar”, shkruan Zaev. Zaev e quan të tmerrshme informacionin se Mickoski këtë veprim e quan terrorizëm.
“Mickoski votimin për ndihmën e qytetarëve e quajti terrorizëm, ndërsa sulmin në Kuvend të 27 prill ku ai ishte pjesë ende nuka ka gjetur mënyrë dhe vullnet për ta dënuar”, shkruan Zaev. Sipas Zaev, sjellja e papërgjegjshme e VMRO-së me bllokim të vullnetit popullor në mënyrë të drejtpërdrejtë e motivuar nga Mickoski.
“Mickoski dhe bashkëpunëtori i tij Apasiev bënin gjithçka për ta kënaqur dëshirën dhe të nxisin problem në shumicën qeveritare”, shkruan mes tjerash Zaev./Telegrafi/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like