Zaev tregon se çfarë propozimi dorëzoi në Sofje!

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev për TV21 ka zbuluar propozimin e shumëfolur, të cilin e dorëzoi te Sofja zyrtare ditën e martë dhe për të cilin, opozita akuzoi se bëhet fjalë për negociatat për gjuhën dhe identitetin maqedonas.

Zaev ka treguar, se autoriteteve bullgare u ka dorëzuar Udhëzuesin për zbatim të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, dhe propozimi për të cilin është përfolur ditëve paraprake, nuk ka të bëjë me negociata për gjuhën dhe identitetin maqedonas./Tv21