









Shkupi kërkon nga Prishtina ekstradimin e Afrim Ismajloviq njëri nga të dënuarit për rastin “Monstra”, konfirmoi Zaev. Ai pret nga autoritetet e Kosovës që të respektojnë marrëveshjet ndërkombëtare dhe ta ekstradojnë Afrim Ismajloviqin.
“Ne kemi kërkuar ekstradim edhe më parë dhe unë pres që autoritetet e reja të Kosovës të konfirmojnë marrëveshjet ndërkombëtare për të cilat janë zotuar si Kosova dhe Maqedonia e Veriut dhe kjo do të forcojë bashkëpunimin midis dy vendeve.





Sigurisht, askush nuk është fajtor derisa të konfirmohet me vendim të formës së prerë, por besoj se në këtë rast konfirmohet me vendim gjykate. Unë pres që autoritetet në Kosovën miqësore të respektojnë ligjin dhe marrëveshjet ndërkombëtare dhe të ekstradojnë personin,” tha Zaev sot në Veles.
Afrim Ismailoviq, është arrestuar në Kosovë, pas një aksidenti trafiku në Prishtinë. Ismailoviq u ftua për intervistim në stacionin policor dhe pas verifikimit të kaluarës penale, Ismaloviqit figuroi me urdhër-arrest nga shteti maqedonas.
