Zaev: Nuk është e drejtë të futet njeri në burg se përdor gjysmë gram kanabis!

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp foli për legalizimin e mundshëm të kanabisit për qëllime mjekësore në Maqedoninë e Veriut. Siç theksoi ai, vitin e ardhshëm do të pasojë debat i plotë mbi legalizimin e mundshëm të kanabisit, njofton Telegrafi, kanabis që do të përdorej për qëllime mjekësore.

“Nuk është e drejtë që dikush të shkojë në burg nëse përdor gjysmë gram kanabis, – theksoi Zaev. – Debati vazhdon mbi legalizimin e kanabisit në vitin 2021. Policia do të vazhdojë të reagojë ndaj atyre që nuk e përdorin kanabisin për qëllime mjekësore dhe e shesin atë në të gjithë vendin”.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like