Zaev: Me bullgarët dëshiruam të bëhemi vëllezër, por…

“Vendi ynë ndërton miqësi me atë që e krijuam Marrëveshjen për miqësi me Bullgarinë, ndërtuam miqësi me Greqinë, ndërtuam miqësi edhe me tërë botën dhe me të vërtetë jemi vend i cili konsiderohet si shembull në ndërtimin e miqësisë dhe populli ynë është popull miqësor.

Kjo me siguri edhe bullgarëve u është e qartë, ne nuk kemi pretendime, ne nuk i kërcënohemi askujt dhe duke e ndërtuar këtë miqësi, ndërtuam fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Bullgarinë.

U nisëm të bëhemi vëllezër dhe kemi lëvizur drejt atmosferës që të bëhemi vëllezër. Shumë shpesh e kam përdorur narrativin tim për shkak të nevojës së sinqertë që të kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm, miqësi më të mirë e tjerë, se ne jemi vëllezër, duhet të ndërtojmë miqësi, por për një çast vendosën të na bëhen baballarë dhe këtu është problemi.

Advertisement

Ashtu që duke tentuar të ndërtonim vëllazërim, për një çast vendosën miqtë tanë të na bëhen baballarë” deklaroi kryeministri Zoran Zaev në emisionin “Samo intervju” në televizionin Kanal 5, përcjell nmk-post.com

Advertisement
Advertisement

You May Also Like