Zaev: Koalicioni qeveritar është “për” vendosjen e etnisë në letërnjoftime

Në emrin e partisë të cilën e udhëheq, Lidhjen Socialdemokrate të Maqedonisë dhe në emër të koalicionit qeverisës, Zoran Zaev ka deklaruar se ndryshimet ligjore për letërnjoftime, që të vendoset përkatësia etnike, përkrahet nga ata.
Ka njoftuar, se mbështetjen ndaj ndryshimeve ligjore i kanë kumtuar gjatë periudhës kur në Kuvend miratoheshin ndryshimet kushtetuese.“LSDM-ja qëndrimin e tij, që në letërnjoftime të ketë përcaktim të etnisë ku të duan qytetarët, e ka thënë qysh kur u miratuan ndryshimet kushtetuese dhe atëherë ai ishte edhe qëndrim qeveritar, sepse, definitivisht ne jemi një shoqëri multietnike, kur përskaj shtetësisë maqedonase/shtetas i Maqedonisë së Veriut, qytetarët janë maqedonas, shqiptar, turq, romë, vlleh, boshnjakë, të gjithë etnitetet që ekzistojnë në shtet. Nuk e kemi problem që në një dokument për identifikim personal të ekzistojë edhe kjo e drejtë”, tha Zaev në konferencën ku u nënshkrua marrëveshja me Gjermaninë, transmeton TV21.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like