Zaev: Është i qartë mesazhi i popullit ata dëshirojnë më tepër punë dhe rezultate

Estimated read time 1 min read

Kryeministri Zoran Zaev tha se LSDM ka udhëheq në më shumë se 30 komuna përfshirë edhe qytetin e Shkupit.

“Atje ku udhëheq VMRO dhe futemi në rreth të dytë mund ta shihni se partnerët tanë të koalicionit marrin kanë numër serioz të votave, të cilat janë të koalicionit progresiv. Përkrahja është serioze janë qindra mijëra vota, janë obligime dhe nuk do të lejojmë dikujt vendin ta kthej prapa. Para nesh është një betejë serioze. Kokën lartë, më në fund LSDM do ta ketë më tepër komuna të fituara se VMRO-DPMNE”, u shpreh Zaev.

Zaev tha se në rrethinë e dytë bëhet bashkë me partnerët e koalicionit.

Advertisement

“Për ta ruajtur të ardhmen, edhe ata që sot mbetën në shtëpi të dalin dhe të japin përkrahje. Është i qartë mesazhi i popullit ata dëshirojnë më tepër punë dhe rezultate”, deklaroi Zoran Zaev, raporton SHENJA.

Zaev tha se është i bindur se do të kenë më tepër komuna se sa VMRO në fund të procesit zgjedhor.

Zoran Zaev tha se e kanë pritur se nuk do të kenë rezultate të njëjta sikurse vitit 2017. /SHENJA/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like