Zaev e Spasovski u’a urojnë muajin e Ramazanit besimtarëve musliman

Filloi muaji i agjërimit, muaji i Ramazanit. Ditët e shenjta kur kultivohet dhe perfeksionohet rritja shpirtërore si dhe disiplina ndaj sfidave trupore dhe të tjera. Ditët e Ramazanit janë përkujtues se mëshira, respekti, solidariteti, mirësia, dashuria dhe falja janë vlera të cilat duhet t’i respektojmë dhe të cilat na bashkojnë si popuj, publikoi sot në profilin e tij në Fejsbuk kryeministri Zoran Zaev.
Në kohën e Kovid-19, thekson kryeministri, këto janë ditë kur akoma më shumë kujdesemi për të sëmurët, për personat e dekurajuar shpirtërisht, për bashkëqytetarët tanë dhe për të gjithë njerëzit në fatkeqësi.
“Ua shtrijmë dorën të gjithëve pa dallim të përkatësisë së tyre fetare. Të gjithë bashkëqytetarëve tanë të konfesionit islam u uroj që muaji i shenjtë i Ramazanit të jetë i bekuar për ta dhe paqja dhe qetësia t’i shoqërojë gjatë agjërimit të shenjtë”, shkroi Zaev.
Edhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në profilin e tij në Fejsbuk qytetarëve të konfesionit islam u dëshiroi agjërim të lehtë në muajin e shenjtë të Ramazanit, muajin e bindjes, durimit dhe mendimeve të mira.
“Ditët e Ramazanit të pastrimit të shpirtit dhe të trupit le t’ju sjellin edhe përforcim të besimit por edhe motivim për vepra të mira të nxitura nga vlerat më të larta njerëzore – humanizmi, mirëkuptimi i ndërsjellë dhe solidariteti, pasi të njëjtat, gjegjësisht janë edhe themeli i bashkësisë, i shoqërisë tonë të barabartë për të gjithë. Njëherësh, në emër të solidaritetit, Ju bëj thirrje bashkërisht të kontribuojmë drejt ruajtjes së shëndetit, përmes distancimit dhe përmbajtjes ta dëshmojmë kujdesin më të lartë për të tjerët, me përgjegjësi ndaj të afërmve, familjes dhe bashkëqytetarëve të vazhdojmë drejt krijimit të jetës më të mirë për gjithsecilin. Le të jetë i bekuar dhe urime muaji i shenjtë i Ramazanit”, shkroi Spasovski./Nmk-post/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like