YouTube heq videot e presidentit brazilian për koronavirusin

Estimated read time 1 min read

YouTube tha se i ka hequr videot e postuara nga presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, sepse ato përhapin dezinformata në lidhje me koronavirusin. Gjiganti i teknologjisë tha se vendimi nuk bazohet në ideologji ose politikë, por në strategjinë e tij të përmbajtjes.
Që nga fillimi i pandemisë, në mars të vitit të kaluar, Bolsonaro ka folur kundër izolimit, maskave dhe vaksinimit. Zyra e tij nuk e ka komentuar vendimin e YouTube, i cili prek 15 video, thanë mediat lokale.
Kanali i Bolsonaros përmban adresime javore dhe biseda me ministra për çështje të ndryshme – disa prej të cilave transmetohen drejtpërdrejt. Kjo nuk është hera e parë që përmbajtja në internet e presidentit Bolsonaro hiqet nga platformat digjitale, për shkak të shkeljeve të politikave. Vitin e kaluar, Twitter dhe Facebook kanë hequr videot e tij, ku thoshte se numrat e lartë të të infektuarve do ta bëjnë Brazilin imun ndaj koronavirusit.
Brazili ka përjetuar një ndër normat më të larta të infektimit dhe vdekshmërisë nga koronavirusi. Sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins, mbi 19 milionë njerëz janë infektuar atje dhe mbi 545,000 kanë vdekur./REL/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like