Xhaferi dërgoi pako për fëmijët e shtruar në Klinikën e Fëmijëve

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, dërgoi pako të fundvitit me libra për fëmijët e hospitalizuar në Klinikën e Fëmijëve në Shkup.

Siç bëri të ditur presh shërbimi kuvendor, Xhaferi në Shkollën e Veçantë Fillore “Idnina” në Shkup dhe në Shkollën e Veçantë fillore “Zllatan Sremec”, dërgoi mjete mësimore për çdo fëmijë, në pajtim me nevojat e nxënësve dhe arsimtarëve dhe programet përkatëse mësimore.

“Duke e marrë parasysh protokollet shëndetësore në drejti të respektimit të masave të mbrojtjes, sidomos të më të vegjëlve, Kryetari Xhaferi nuk ishte i pranishëm në ndarjen e pakove. Ai dërgoi urime dhe letra mirënjohjeje ndaj të punësuarve në institucionet e përmendura, ku u falënderua për punën dhe veprat që të punësuarit i realizojnë çdo ditë, për përkushtimin e tyre në punë edhe në kushte të jashtëzakonshme, duke theksuar se gëzimi duhet të ndahet, sepse vetëm në atë mënyrë ai rritet dhe të kaplon”, theksohet në kumtesë.

Advertisement

Të punësuarit në Klinikën e Fëmijëve falënderuan për mbështetjen e vazhdueshme të Kryetarit, si edhe për atë që Kuvendi është i hapur ndaj institucionit të tyre. Drejtoret e SHVF “Idnina” dhe “Zllaten Sremec”, shprehën mirënjohje për gatishmërinë e Kryetarit ti përmbushë nevojat e nxënësve dhe shkollave dhe të plotësojë gëzimin momental të hapjes së pakove me gëzimin e mjeteve mësimore që do u vyejnë për punë tërë vitin./koha.mk

Advertisement
Advertisement

You May Also Like