Breaking News :

nothing found
10-06-2023

VV: Do të bashkëpunojmë me Vjosa Osmanin

Advertisement

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka bërë koalicion parazgjedhor me asnjë nga subjektet politike. Megjithatë, VV thotë se është hapur për bashkëpunim me disa figura të rëndësishme politike.

Zëdhënësi i partisë, Përparim Kryeziu është shprehur se tashmë ka një modalitet të bashkëpunimit të tillë me Alternativën e Mimoza Kusari-Lilës, raportojnë mediat vendase.

Ai ka shtuar se ngjashëm ka vullnet edhe gatishmëri për një bashkëpunim edhe me Vjosa Osmanin.

“Ngjashëm ka një vullnet, disponim dhe gatishmëri, për një bashkëpunim edhe me znj. Osmani dhe nismën e saj, për çka ka një proces në zhvillim e tutje mbi formën apo modalitetin e konkretizimit të tij”, tha Kryeziu.

Kryeziu shtoi se bashkëpunimi me ta është i bazuar mbi logjikën e qëllimeve të përbashkëta dhe mirëbesimit të ndërsjellë që synon dhe garanton shumicën parlamentare pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, por edhe që përfundimisht mundëson kapërcimin e madh dhe ndryshimin e nevojshëm për vendin tonë. /abcnews.al/

 

Burimi: Abcnews

Advertisement

Read Previous

LSDM: Do të ketë regjistrim të popullsisë

Read Next

Basha: Shqipëria në varfëri të plotë