Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Serbia ka informacione se shqiptarët duan që Kosova të anëtarësohet në Konferencën e Gjykatave Kushtetuese.
Lidhur me këtë, Vuçiq paralajmëroi një përgjigje, e cila tha se nuk do t’i pëlqejë Prishtinës.
“Nëse kjo është e vërtetë, kjo do të thotë se ata nuk respektojnë më asnjë normë të marrëveshjes së Uashingtonit.
Ne do të detyrohemi t’i përgjigjemi kësaj dhe atyre nuk do t’u pëlqejë përgjigja”, tha Vuçiq.
Ai tha se do të ketë tërheqje të reja të njohjes së pavarësisë së Kosovës.
“Nuk besoj se do t’u pëlqejnë tërheqjet e reja të njohjes së pavarësisë dhe tani mund t’u them atyre se do të ketë”, tha presidenti serb./Syri
Advertisement
Advertisement
Advertisement