









Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ditë më parë gjatë një interviste në emisionin “Qirilica” të televizionit proqeveritar serb “Happy Tv”, ka deklaruar se përballet me presione nga Perëndimi për njohjen e Kosovës. Ai është shprehur se është I vetëdijshëm që nëse e bën këtë do të shpallet si vizionarë, por do të përfundojë si Kryeministri I RMV-së, Zoran Zaevi, I cili sipas tij, me Marrëveshjen e Prespës ndryshoi emrin kurse nga BE-ja nuk fitoi asgjë.





“Përmes Kosovës dëshirojnë ta rrëzojnë të gjithë Serbinë dhe kjo nuk është larg së vërtetës. Edhe pse do t`ju flasin se politikanët më të mirë dhe më të moderuar janë ata politikanë që me entuziazëm do ta pranojnë pavarësinë e Kosovës kurse si kundërshpërblim Serbia të mos fitojë asgjë. Ose, të fitojë një rrëfim të bukur për tre muaj në mediat e perëndimit dhe të përfundojë si Zoran Zaevi me Marrëveshjen e Prespës. Sot ai nuk di se çfarë të bëjë për shkak se nuk celen negociatat, për shkak se, as vetë tashmë nuk e di arsyen e as që ekziston një shpjegim racional” – ka deklaruar Presidenti Vuçiq për “Happy Tv”. /KlanMacedonia