Breaking News :

nothing found
28-09-2023

Vuçiq publikon foto nga Elbasani: Ballkani i Hapur iniciativë e jashtëzakonshme

Advertisement

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka publikuar foto nga darka jo-zyrtare që po mbahet në Elbasan të Shqipërisë. Darka është thirrur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe aty është i pranishëm edhe Zoran Zaev, kryeministri në detyrë i Maqedonisë së Veriut.

Vucic në llogarinë e tij në Instagram ka thënë se Ballkani i Hapur është një mundësi e shkëlqyeshme.“Ne e konsiderojmë OpenBalkan një iniciativë të jashtëzakonshme, e cila u bë për shkak të njerëzve që jetojnë në çdo qytet, në çdo fshat. Bisedime të rëndësishme se si të vazhdojmë të përparojmë, të lidhemi, të bashkëpunojmë më shpejt dhe më fort. Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, dhe kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev”- ka shkruar ai në Instagram

Advertisement

Read Previous

Rama: Më shpallën hero kur në Serbi kërkova njohjen e Kosovës, nuk jam tradhëtar

Read Next

Hoxha: Tërheqja e listës së faljeve nuk e lan mëkatin dhe tendencën për të falur në formë klandestine!