Vuçiç komenton vizitën e Kurtit dhe Osmanit në Veri, ja si e quan!

Dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit, ashtu sikurse kanë deklaruar zyrtarët në Bruksel, pritet të vijojë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë.

Por ndërkohë, koordinimi mes BE dhe Francës në këtë drejtim duket se po përforcohet. Pas vizitës së të dërguarit special për dialogun, Miroslav Lajcak në Paris, pak ditë më parë, sot presidenti serb Alexandër Vucic takohet me homologun francez, në elize.

“Franca do të kryesojë këshillin e BE në gjysmën e parë të vitit 2022 dhe deri atëherë synon që të arrihen rezultate konkrete kur bëhet fjalë për Kosovën dhe Metohinë. Duke pasur parasysh gravitetin e situatës me të cilën po përballemi në të gjithë Ballkanin, nuk është aspak e lehtë, por unë do të jem shumë i sinqertë dhe i hapur me Macron për këtë.”

Nga Parisi, Vuçiç komentoi edhe njëherë vizitën e Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit në Mitrovicën e Veriut, duke e quajtur një histeri parazgjedhore.

“Politikanët shqiptarë shkuan për t’i poshtëruar dhe fyer, por unë i falënderoj qytetarët serbë për reagimin shumë të përmbajtur. Ne do të përballemi me probleme të panumërta, por duhet të ruajmë paqen dhe stabilitetin, jo sepse ata janë më të fortë se ne, por sepse paqja dhe stabiliteti janë më të përshtatshme për zhvillimin e ekonomisë dhe përparimin e Serbisë.”

Advertisement

Dialogu i ndërmjetësuar nga BE u ndërpre sërish në muajin nëntor të vitit të kaluar, pasi dorëheqja e ish presidentit Hashim Thaçi dhe rrëzimi i qeverisë së kryesuar nga Avdullah Hoti, shkaktuan një krizë të thellë politike në Kosovë./ Vizion Plus

Advertisement
Advertisement

You May Also Like