Vuçiç: Do ta mbroj Kosovën siç di dhe mundem

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka folur sërish për Kosovën duke thënë, se ai e mbrojti Kosovën më mirë se të gjithë politikanët para tij, teksa shtoi se do të vazhdojë edhe më tutje ta bëjë këtë.
“Gjatë qeverisjes së tyre, 90 vende njohën pavarësinë e Kosovës, ata vetëm heshtën për këtë. Unë nuk do të hesht dh e do të mbroj Kosovë siç di dhe mundem”, citohet të ketë thënë Vuçiq për TV Prva.
Vuçiq tutje deklaroi se nuk ka asnjë “non-paper” me kërkesën për njohjen e Kosovës, por ajo që ekziston dhe ato që ai pret janë “presione të rënda” dhe bashkimi i forcave të Uashingtonit dhe Brukselit.
“Njohja e ndërsjellë tashmë është bërë një moto”, është shprehur Vuçiq.

Vuçiq tutje foli edhe për letrën e Biden duke shtuar se ajo letër nuk duhet nënvlerësuar, pasi Biden është një njeri shumë inteligjent.
“Ai është një udhëheqës politik serioz dhe i thekur e me përvojë. Ka gjëra që janë fakte, por nëse doni të dërgoni një mesazh politik, ju merrni telefonin dhe telefononi”, tha Vuçiq./Reporteri