Vra*sje e dyfisht në Shkup

Alsat jozyrtarisht mëson se në orët e hershme të mëngjesit, diku rreth orës 03:00 në rrugën Makedonska-Kosovska Brigada, në afërsi të pompës së benzinës “Mak Petrol” në Lagjen e Fushë Topanës ka ndodhur një përleshje e armatosur me çrrastë dy persona kanë mbetur të vrarë. Burime të Alsat nga MPB-ja njoftojnë se dy vik*timat janë Afrim Berisha dhe Burim Vardar, të cilët janë qëlluar në makinë. Forca të shumta policore janë në vendngjarje dhe po hetojnë rastin. Tani për tani nuk dihen motivet e përleshjes. Ministria e Brendshme gjatë ditës pritet të del me detaje rreth këtij incidenti të armatosur.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like