Breaking News :

nothing found
27-09-2023

Vrasja e shokut për 77 mijë euro borxh, gruaja e të ndjerit: I thashë mos shko se po të bën tradhti

Advertisement

Bashkëshortja e tani të ndjerit Mentor Zekaj, Mirjeta Zekaj tha se 86 mijë euro ka qenë shuma e të hollave, të cilat sipas saj, tani i ndjeri ia kishte dhënë mikut të tij, tani të akuzuarit për vrasjen e tij, Kreshnik Haliti.

Një deklaratë të tillë, bashkëshortja e tani të ndjerit Zekaj, në cilësinë e të dëmtuarës e ka dhënë të martën para trupit të ri gjykues gjatë procesit të rigjykimit në Gjykatën Themelore në Pejë.
Haliti akuzohet nga Prokuroria e Pejës se privoi nga jeta Mentor Zekajn, për shkak të një borxhi prej afro 77 mijë euro, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Këto para, i ndjeri Zekaj sipas të dëmtuarës ia kishte dhënë të akuzuarit, pasi ky i fundit ishte kërcënuar me jetë nga disa persona.

“I pandehuri ka ardhë në shtëpinë tonë vetëm kur i ka marrë të hollat. Aty kam qenë unë, burri im dhe vajza e dytë”, shtoi e dëmtuara Zekaj.

Duke u përgjigjur në pyetjet e prokurores Lumturije Vuqetaj, e dëmtuara tha se nuk i kujtohej lartësia e shumës që bashkëshorti i saj ia kishte dhënë të pandehurit, mirëpo më pas konstatoi se ajo shumë ishte 86 mijë euro.

Advertisement

Read Previous

E rëndë: Burri kosovar qëllon veten me armë zjarri në rrugën “Lec Gradica” në Prishtinë

Read Next

Pamje të reja kur grabitësit në Prizren furnizohen me karburant