Vra*sja e Albert Krasniqit, avokati thotë se ai u v r a aksidentalisht nga babai

Avokati i Skender Krasniqit, Ramiz Krasniqi, ka thënë se vrasja e djeshme në Prishtinë ka ndodhur aksidentalisht.

Krasniqi në një deklaratë për Telegrafin, tha se klienti i tij është në gjendje shumë të keqe.

“Ishte aksidentale, nga pakujdesia. Skender Krasniqi është në gjendje shumë të keqe, edhe dje edhe sot është me qetësues, dje ka marrë ndihmë mjekësore”, theksoi ai.

Ndryshe, vrasje ka ndodhur në rrugën “Ndue Perlleshi”, ku babai dyshohet se ka vrarë djalin e tij, i cili është biznesmeni i njohur Albert Krasniqi.

Nga Policia e Kosovës, kanë konfirmuar se lidhur me rastin është arrestuar personi i dyshuar për vrasje, ndërsa kanë konfiskuar edhe një armë që dyshohet të jetë përdorur në rast, transmeton Telegrafi.

“Rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën për një vrasje të ndodhur në rrugën ‘Ndue Perlleshi’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Një person është arrestuar si dhe është konfiskuar një armë që dyshohet të jetë arma e përdorur në rast”, kishte thënë Ahmeti.

Advertisement

Nga Prokuroria kanë bërë të ditur se rasti është cilësuar si vrasje e rëndë.

“Prokurori kujdestar i Departamentit te Krimeve te Renda, ka dalë në vendin e ngjarjes. Rasti është cilësuar ‘Vrasje e rendë’. Prokurori i Shtetit, ka ndaluar një të dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Në bashkëpunim me Policinë janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, për zbulimin e rrethanave të kësaj ngjarje”, ka thënë zëdhënësja e Prokurorisë së Prishtinës, Laureta Ulaj.

Familjarët e Albert Krasniqit kanë njoftuar se varrimi i tij, do të bëhet sot rreth orës 15:00. /Telegrafi/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like