Voton Kurti: Sot është një ditë e ndritshme

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka votuar para pak çastesh
Kurti para mediave ka thënë se sot është ditë e bardhë dhe e ndritshme ashtu siç do të jetë ardhmja, transmeton Telegrafi.
“Sot është ditë e bardhë,e ndritshme ashtu siç do të jetë e ardhmja jonë. Kosova si shtet i pavarur këtë të diel i kthehet popullit, me dashur për vendin duhet të votojmë”, theksoi ai para mediave.
Kurti gjatë votimit ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Rita. /Telegrafi/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like