Breaking News :

nothing found
19-08-2022

Voton bashkëshortja dhe djali i Hashim Thaçit

Advertisement

Bashkëshortja e ish-presidentit Hashim Thaçi, Lumnie Thaçi bashkë me djalin e tij Endrit Thaçi, kanë hedhur votën e tyre për zgjedhjet parlamentare.
Këto janë zgjedhjet e para parlamentare që mbahen në mungesë të ish-presidentit Thaçit, ndërkohë ky i fundit ka shfrytëzuar të drejtë për votim përmes postës.
Thaçi kishte bërë kërkesë që të lirohet nga paraburgimi, por që një kërkesë e tillë ishte refuzuar.
Në aktakuzën e konfirmuar për Thaçin, thuhet se së paku midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999 u kryen krimet e luftës të arrestimit dhe ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes. /Telegrafi/

Advertisement

Read Previous

Vuçiq: Maqedoni sa më shpejtë të fillojë me imunizim

Read Next

Trashësia e borës në fshatin Sveta Petkë të Shkupit kalon 54 cm! (Foto)