Breaking News :

nothing found
09-08-2022

“VMRO-ja Nacionaliste” dhe BDI-ja gjatë qeverisjes së tyre i shkaktuan rastet e montuara politike!

Advertisement

Shkruan: Elmedin Memishi

Ta lëmë anash për një moment incidentin e sotëm në Komisionin për Çështje Evropiane, të komentojmë pak në lidhje me informacionat e plasuara për “VMRO-në Nacionaliste”. E para e punës askush nuk e di se si ka ardhur deri tek përplasja verbale e deri në atë fizike, cili ka qenë shkaku i vërtetë. Gjitha palët e involvuara në këtë rast akuzojnë njëra-tjetrën, si dikur fëmijët e vegjël që ua hedhëshin fajin njëri tjetrit për zënkat e tyrë në mëhallë.
Ngjarjes që ndodhi gjitha palët duan t’i japin kahjen që duan ata dhe asnjëra nuk është e interesuar për të treguar të vërtetën. Në rregull është të themi “VMRO-ja Nacionaliste” e bëri gjithë këtë rrëmujë, pajtohem.
Por, po të bëjmë një retrospektivë të ngjarjeve, a nuk ishte kjo “VMRO-ja Nacionaliste” që qeveriste bashkë me BDI-në? Po kjo “VMRO-ja Nacionaliste” gjatë qeverisjes me BDI-në shkaktuan “Monstrën”, “Lagjen e Trimave”, rrahjet e nxënësve shqiptar, nxitjen e marrëdhënieve ndër-etnike, vrasjen e Harun Aliut me shok etj. Pra, nëse i kthehemi historikut, llogaritë na dalin se këta dy parti janë “mjeshtër të vërtetë” të inskenimeve të ndryshme të cilët nëpër raste të tilla tregojnë fytyrën e vërtetë politike, “kulturën e tyre evropiane” dhe propagandën për nxitjen e zgjedhjeve të reja parlamentare.
Se kush është fajtor pritet të shohim!

Advertisement

Read Previous

Studimi tregon, mjekra e burrave ka më shumë mikrobe se qimet e qenve

Read Next

Grubi: Ngjarja e sotme në Kuvend ishte skenar rus për ta destabilizuar vendin!